VIDEO-Si do të bëhet autostrada Tiranë-Durrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve për zgjerimin e superstradës që lidh Tiranën me Durrësin. Ky investim, shkruan Rama do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks si dhe do t’i japë Tiranës një hyrje më dinjitoze.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *