Birra është padyshim pija që na shoqëron në momentet më të lumtura gjatë pushimeve. Por e vërteta është se për ta shijuar në maksimum, duhet të jetë sa më e ftohtë.
Dhe nuk ka asnjë arsye për të shërbyer birrën e vakët dhe nëse frigoriferi nuk ka vend mjaftueshëm, pasi ekziston një mënyrë për ta ftohur në më pak se 2 minuta.
Sipas videos së mëposhtme është shumë e lehtë ta ftohësh një birrë ose një pije freskuese në një kanaçe. Ajo çfarë do t’ju duhet është një tas i mbushur me ujë, kuba akulli dhe pak kripë ( 2 lugë çaji). Siç mund ta shihni në video, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni kutinë në tas dhe për disa minuta birra juaj do të jetë gati!
E gjithë kjo falë ligjit të dytë të termodinamikës! Siç tregohet në video, temperatura bie me 19 gradë Celsius! E pabesueshme?