VIDEO/ Skandal me tregtimin e mishit në Berat! Në qendër të qytetit tregtari e shet brenda furgonit jo-frigoriferik në 42 gradë celsius    

Shumë prej produkteve ushqimore rrezikojnë jetën e njeriut kur janë nën ndikimin e temperaturave të larta dhe jashtë kushteve frigoriferike.

Në Berat është regjistruar një skandal i rrezikshëm në këto ditë shumë të nxehta, ku në temperatura deri në 42 gradë celsius, ka nga ata persona që nuk shqetësohen aspak për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Njëri prej tyre është edhe ky tregtar, që në temperatura ekstremisht të nxehta, tregton mish të therur brenda ambienteve të një furgoni në qendër të qytetit të Beratit.

Pamjet janë regjistruar nga një qytetar, që duke parë sesi mishi ishte i hedhur brenda një furgoni dhe po tregtohej në kushte mizerabël dhe jo-frigoriferike, ka realizuar edhe videon me celularin e tij.

Siç duket edhe nga pamjet filmike, mishi është i hedhur e i shpërndarë në disa arka frutash, higjiena brenda këtij furgoni të viteve ’70-të është skandaloze dhe mishi në kushte jo-frigoriferike.

Sipas denoncuesit, kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që qytetarët të prisnin në radhë për të blerë mish, pasi çmimi i tij ishte 150 lekë (të reja) më pak për kg sesa është realisht çmimi i mishit në çdo dyqan.

Siç edhe duket qartë nga pamjet filmike, furgoni ishte vendosur në qendër të qytetit dhe tregtari po shiste mish i pashqetësuar nga askush, deri në momentin kur ka parë se po filmohej nga qytetari.

Menjëherë pas kësaj, ai ka mbyllur menjëherë tregtimin dhe është larguar me furgonin e tij në drejtim të daljes së qytetit.

/Burimi: Syri.net/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *