Pamje të trishta janë kapur ditën e sotme në lagjen e “5 Majit” ku policia po largon me forcë qytetarët nga banesat e tyre pasi bëjnë rezistencë për të mbrojtur pronën e tyre.
Në videon e shpërndarë nga JOQ shihet se si disa efektivë policie tërheqin me forcë të moshuarën për ta larguar nga banesa e saj.
Gjithashtu efektivët e policisë kanë prangosur ditën e sotme një djalë të ri në zonën e “5 Majit”, i cili kishte bërë rezistencë për të mbrojtur banesën e tij.
Nga fotot shihet se si djali kishte hipur në çatinë e ndërtesës dhe u vetëprangos, në shenjë rezistence për shembjen e godinës. Ndërkohë që në këtë moment fadromat e IKMT-së kishin nisur shembjen e banesës.
Forca të shumta policie janë ngjitur në çati dhe e kanë marrë djalin duke e shoqëruar në Komisariat.
View this post on Instagram
/Priza.al/