Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali bilardo, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.
Siç duket edhe në pamjet filmike, personat e maskuar dhe të armatosur pasi shohin identitetin të rinjve që janë në lokal, dalin dhe largohen.
Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kanë marrë asgjë.
/Priza.al/