VIDEO/“Sot 192 mijë doza”, Rama kthehet nga Stambolli: Siguruam 1 milion vaksina kineze

Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina kineze. Lajmi është përcjellë nga kryeministri Rama. Ky i fundit ishte në Stamboll për marrëveshjen me kompaninë turke, për lëvrimin e vaksinave kineze kundër koronavirusit. Kreu i qeverisë, pas kthimit nga Turqia ka njoftuar sot se kanë ardhur 192 mijë doza, ndërsa brenda 60 ditësh do të vijnë 500 mijë doza.

Rama u nis dje rreth orës 16:00 drejt Turqisë, për të siguruar vaksina kineze, nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes qeverisë shqiptare dhe një distributori turk. Dy ditë më parë është zbardhur në fletoren zyrtare akti normativ i qeverisë shqiptare, me një distributor turk, por nuk janë publikuar detaje që ruhen nga sekreti tregtar.

Njoftimi

Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

*Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *