VIDEO/ “Qen, ma masakrove djalin”, familjarët e Mateos futen me dhunë në gjykatë, përplasen me policinë!

Tensione në Gjykatën e Fierit. Sot pritet që të jepet masa e sigurisë për autorin, Klodian Çalamanit, teksa familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në Gjykatë pasi duan të jenë të pranishëm në seancë, e parashikuar të niste në orën 10:30 Familjarët, të shumtë në numër kanë thyer derën e jashtme, dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të Gjykatës, pavarësisht tentativës se policëve për t’i ndalur.

Familjarët, të shumtë në numër kanë thyer derën e jashtme, dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të Gjykatës, dhe janë përplasur  me punonjësit e policisë.

Në një moment dëgjohet nëna e viktimës, Florida teksa thotë Qen, ma masakrove djalin”. Gjithashtu familjarët dëgjohen duke thënë: Duam drejtësi! “Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një tjetër i afërm policisë.

Ngjarja që tronditi të gjithë shoqërinë ndodhi më 16 nëntor 2021 në fshatin Grecalli të Fierit. Policia dhe prokuroria e Fierit e arrestuan menjëherë, Klodian Çalamanin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Për shkak të momenteve të vështira që janë krijuar në situatë, po diskutohet vendimi që gjyqi të mos zhvillohet ditën e sotme, për shkak të  frikës së një përballje mes familjarëve dhe autorit. E ndërsa familjarët shprehen ato do të qëndrojnë, sepse ai do të dalë një ditë para gjykatës.

I mituri është goditur barbarisht 2 herë me kazmë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *