Ka përfundur plotësisht ndeshja mes Shqipërisë dhe San Marinos në Elbasan Arena, me rezultatin më të thellë në histori deri më tani. Kuqezinjtë kanë triumfuar 5-0.
Sfida ka nisur mjaft vrullshëm edhe pse nuk u shfrytëzun të gjitha mundësitë e krijuara. Goli parë u shënua në minutën e 32’ nga Rei Manaj. Më pas u shënuan golet si në vijim:
58’ Qazim Laci
61’ Armando Broja
68’ Elseid Hysaj
80’ Myrto Uzuni
Me këtë fitore, e cila është më e thella në ndeshje zyrtare, Shqipëria (12 pikë) mban vendin e dytë, duke lënë pas kombëtare si Polonia (11 pikë) dhe Hungaria (10 pikë).
/Priza.al/