Piloti i MOTO3, Hugo Millan ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një gare që po zhvillohej në MotorLand Aragon, Spanjë.
Adoleshenti i talentuar po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij, rreth 13 xhiro nga fundi. Më pas, ai më pas u përplas aksidentalisht nga një tjetër pilot, i cili nuk arriti ta shihte Millan që ra nga motori.
Ai u transportua me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë, por Millan ndërroi jetë.
/Priza.al/