Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po transportonte nxënës. Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi .
“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi.
Po ashtu, drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka thënë se dy të vdekur janë nxënës të moshës së re.
“Dy janë të vdekur me armë zjarri, janë nxënës të moshës së re, njëri është i plagosur e në gjendje kome”, tha shkurtimisht drejtori i spitalit Skender Dreshaj.
Mësohet se një tjetër person që ka mbetur i vrarë është shoferi i autobusit drejt, të cilit u gjuajt me armë zjarri. Deri më tani nuk dihet se sa persona gjithsej janë lënduar.
/Burimi: Telegrafi/