Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Yzberisht, ku sipas një banori, shoferi i një ambulance teksa ishte i duhur, ka marrë para disa makina të parkuara. Po ashtu ai ka përplasur edhe një shtyllë energjie elektrike.
Sipas banorit, shoferi i ambulancës ka rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve në trotuar, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime serioze.