VIDEO/ Tashmë pjesë e ‘PSG’, Lionel Messi kryen stërvitjen e parë me shokët e ekipit të ri

Messi stërvitet për herë të parë me Neymar dhe Mbappe. Të enjten në mëngjes, ai ka zbritur për herë të parë në fushë me fanellën e klubit të ri, “Paris SG”.

Gjithashtu është takuar me shokët e rinj të skuadrës, teksa një pjesë të stërvitjes e ka bërë të diferencuar. Ai është parë duke u stërvitur me lojtarë si Di Maria, Neymar dhe Mbappe.

Ylli i botës edhe vetë e pranoi gjatë prezantimit se do t’i duhen ditë për t’u përgatitur para se të debutojë me ekipin e ri.

Ai fillimisht do të bëjë një stërvitje të veçantë, së paku dy javë dhe më pas do të zbresë në fushë për të luajtur, që mendohet të jetë 29 gushti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *