Pamje nga një sherr me fjalor banal dhe goditje fizike mes nxënëseve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Disa vajza kanë dhunuar shoqen e tyre dhe e kanë fyer me fjalët më banale. Ndërkohë që vajzat e tjera kanë filmuar të gjithë skenën me celular pa u përpjekur për t’i ndarë.
“Të q*va robt, b*thëq*re, k*re” dëgjohen të thonë vajzat gjatë konfliktit të ndodhur në oborrin e shkollës “Kongresi i Manastirit”. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e policisë.