Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lumin e Shalës, Shkodër.
Burime për median bëjnë me dije se disa të rinj kanë qëlluar me kallashnikov gjatë momentit që ndodhen në varkë së bashku me turistët e tjerë. Mësohet se lumi ka qenë plot me varka të tjera me familjarë e fëmijë të cilët janë terrorizuar nga të shtënat pa pushim nga të dyja anët e varkës.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, pasi raportohet se të shtënat kanë qenë në ajër.