Dje u zhvillua provimi i matematikës për maturantët në të gjithë vendin. Pas përfundimit të provimit, maturantët u shprehën se ai ishte shumë i vështirë dhe se kishin hasur pyetje të cilat nuk ishin trajtuar gjatë orëve mësimore.
Sot, maturantët kanë organizuar protesTë përpara ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë uljen e pikëve për të marrë notën dhe kanë paralajmëruar se do të bojkotonin provimet me zgjedhje nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre.
Nga ana tjetër, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë në një deklaratë për mediat ku shprehet qartësisht se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ishte e nivelit mesatar dhe se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi.
Përfaqësuesja e QSHA shtoi se nxënësit që kanë shkuara me mendjen ‘se do kopjojnë’ ndoshta kanë hasur dhe vështirësitë më të mëdha.
Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi tha se do të shihen të gjitha pyetjet dhe do të bëhet një analizë në bazë të rezultatit të nxënësve dhe nëse shihet se pyetjet kanë kaluar pritshmëritë tona do të vendosët nëse do të quhet apo jo si pikë. Rezana Vrapi tha se kjo vlen për të gjitha testet për maturantët, dhe jo vetë për atë të matematikës.