Situata në Afanistan sa vjen dhe po përkeqësohet. Në rrjete sociale janë publikuar disa pamje tronditëse, ku një luftëtar taliban, qëllon pa mëshirë mbi një qytetar.
Video në fjalë është publikuar nga një punonjës i televizionit “Tolo News”, në Afganistan.
“Një taleban po qëllon një burrë që përpiqet të hyjë në Aeroportin e Kabulit. #Afganistan”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka sjellë një sërë problemesh për shtetin islamik.
Atje thuajse kontrollin e të gjithë qyteteve e kanë marrë talebanët dhe po detyrojnë qytetarët që të largohen nga vend i tyre.
/Priza.al/