Një 27-vjeçar me inicialet XH.K. ka rënë në prangat e Policisë pasi ka tentuar të vjedhë në ambientet e bashkisë së Durrësit. “Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, kur 27-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia.
Mësohet se i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë. Burimë bëjnë me dije se ai u kap në flagrancë nga policia.
NJOFTIMI
Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/