Kujdes! Pamje të rënda +16
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Ohio ku 44-vjeçari Donald Mullins, është hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë, gjatë seancës së tij dëgjimore.
Ai ka marrë dëmtime të mëdha në trup dhe ka thyer këmbën. Ai është dërguar në Qendrën mjekësore Grant ku dhe po kuron plagët e marra.
Për çfarë akuzohet Mullins
I akuzuar për grabitje, Mullins u dënua me gjashtë vite burg. 44-vjeçari kërkoi kohë për të operuar çështje të paspecifikuara mjekësore para burgosjes së tij, por gjykatësi e kishte refuzuar këtë kërkesë.
Mullins kishte sulmuar një 82-vjeçar dhe kishte vjedhur midis $ 400-500 nga xhepi i burrit.
Mullins tani do të përballet me një akuzë shtesë për arratisjen nga salla e gjyqit.
/Marrë nga: The Sun / Përshtati: Priza.al/