VIDEO/ Tentuan të vidhnin vilën në Zejmen të Lezhës, banorët vrapojnë të kapin hajdutët. Njërin e zë mësuesi…

Nuk ndodh shpesh që banorët e një zone të mblidhen në një mendje për të mirën e përbashkët, por në fshatin Zejmen të Lezhës, kjo gjë ndodh!

Të gjithë banorët e fshatit kanë rënë në një mendje për të ‘luftuar’ një armik të përbashkët. Në orët e para të mëngjesit dy të rinj janë futur në vilën e drejtorit të gjimnazit të fshatit përtë grabitur, por komshinjtë i kanë pikasur.

Pikërisht në atë moment, sirena e një ambulance i ka frikësuar hajdutët, të cilët kanë dalë me vrap nga vila duke menduar se u kishte shkuar Policia, por jashtë në fakt i prinin banorët e tjerë të fshatit. Menjëherë sapo grabitësit kanë dalë nga vila, banorët e lagjes i kanë ndjekur dhe kanë arritur të bllokojnë njërin prej tyre.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Balkanweb” kanë mundur që të kapin një prej tyre, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Mesa duket të rinjtë ishin kthyer në “makth” për banorët e zonës.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *