VIDEO/ Tërhiqet zvarrë nga autorët, rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan Prengës nga ‘Range Rover’-i! Roli i kopshtarit të resortit

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak. Trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga është nxjerrë i zhveshur nga makina e bardhë.

Katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit. Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur. Një nga personat që shfaqet vazhdimisht në video është Festim Bexhdili, kopshtari i resortit.

Është ky personi që kujdeset për gjithçka. Qoftë duke i sjellë rrobat për ndërrim rrëmbyesve, por duke siguruar më tej edhe mjetet e duhura për zhdukjen e trupit të tij./BW

https://youtu.be/gNlYsglgdOk

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *