VIDEO/ Tërmet në Australi, panik tek gazetarët në studio! Shikoni se si janë rrënuar ndërtesat

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat e qytetit Melbourne.

BBC shkruan se tërmeti ndodhi rreth orës 9:15, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield. Mësohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen dëmet e shkaktuara, kur një ndërtesë është e rrënuar. Ndërsa një tjetër video tregon momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.

Në të shihet se si lëvizin orenditë shtëpiake dhe tmerrohen banorët që jetonin aty.

https://twitter.com/Brave_spirit81/status/1440558754055950340?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1440558754055950340%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftermet-i-fuqishem-ne-australi-njerez-te-alarmuar-dhe-ndertesa-te-rrezuara-pamje-nga-vendngjarja-video%2F

Në videon e publikuar nga BBC shihet paniku që pushton gazetarët dhe analistët që ndodhen në studio kur bie tërmeti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *