(Video) Tërmetet në Turqi/ Evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të shkallës rihter goditën mbrëmjen e sotme provincën Hatay të Turqisë, teksa pasgoditjet vijojnë ende. Deri tani tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Fatkeqësisht ka edhe shumë persona nën rrënoja.

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët janë nxjerrë në oborr pasi nuk ka siguri. Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay.

Turqia ndodhet ende duke vuajtur pasojat katastrofike të dy tërmeteve të 6 shkurtit që shkaktuan vdekjen e mbi 47 mijë personave.

https://twitter.com/MdAnnuLala/status/1627746020133310465?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627746020133310465%7Ctwgr%5E2b8e5e9c759393fba94a6b30045aa911d46274b6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fdy-jave-nga-termetet-ne-turqi-e-siri-47-mije-viktima-be-me-16-mars-konferenca-e-donatoreve-nxenesit-rikthehen-ne-shkolla-pas-nderprerjes-2javore

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *