Një tërmet me epiqendër në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është ndjerë mbrëmjen e djeshme në rajon, i cili kishte një fuqi prej 6 ballësh, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
.
Dëme kolosale pas tronditjes pati në Follorinë. Banorët u tronditën për disa sekonda, duke bërë që ata të dilnin nga shtëpitë e tyre. Nga pamjet filmike të xhiruara brenda shtëpive, dallohet se sa i fortë ishte tërmeti.
Sipas të dhënave nga institucionet përkatëse janë ndjerë 4 lëkundje brenda 30 minutave. Tërmeti i parë ra në Detin Adriatik dhe ishte 2.3 ballë, ndërsa 3 lëkundjet e tjera në Greqi, përkatësisht 5.5, 3.5 dhe 4.8.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme njerezore vetëm materiale, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.
Banorët e Follorinës raportohet se e kaluan natën në sheshe, ndërsa disa kanë lëvizur mjetet e tyre në ambiente të hapura edhe jashtë qytetit, për të kaluar natën aty.
Shërbimi Zjarrfikës i Follorinës menjëherë pas tërmetit është vënë në gatishmëri.
Policia ka bllokuar një pikë qendrore të qytetit të Follorinës pasi suvaja ka rënë nga godina tradicionale “International”.
/Priza.al/