VIDEO/ Terror në burgun famëkeq në Irak, gardianët ‘masakrojnë’ të burgosurit

Disa pamje nga burgu famëkeq në Irak Evin po bëjnë xhiron në rrjet. Hakerat kanë nxjerrë zbuluar gardianët e burgut teksa ushtrojnë dhunë barbare ndaj të burgosurve.

Kreu i sistemit të burgjeve, Mohammad Mehdi Hajmohammadi ka kërkuar falje për këtë ngjarje, duke theksuar se do të kujdeset personalisht që të mos përsëriter në të ardhmen.

“Lidhur me videon nga burgu Evin, unë pranoj përgjegjësinë për këtë sjellje të papranueshme dhe angazhohem të përpiqem të parandaloj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të hidhura dhe të merrem seriozisht me autorët. Unë kërkoj falje nga Zoti i Plotfuqishëm, udhëheqësi ynë i dashur, kombi fisnik dhe rojet e burgut të nderuar, përpjekjet e të cilëve nuk do të injorohen për shkak të këtyre gabimeve”, tha Hajmohammadi.

 

Pse burgu Evin është i rëndësishëm?

Kërkimi i faljes vjen një ditë pasi një grup hakerësh që e quajnë veten Edalat-e Ali (Drejtësia e Aliut) publikuan videon që tregojnë rojet duke rrahur e tërhequr zvarrë të burgosurit brenda burgut Evin.

I vendosur në veri të kryeqytetit, Teheran, Evin është kritikuar prej kohësh nga grupet perëndimore për abuzimet ndaj të burgosurve.

Burgu u ndërtua në vitin 1971, por ka vazhduar operacionet nën Republikën Islamike dhe shpesh përdoret për të mbajtur të burgosurit politikë. Të paraburgosurit me lidhje me Perëndimin mbahen gjithashtu atje.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *