Video/ The Simpsons parashikuan edhe satelitin “Albania” në hapësirë

Filmi i animuar amerikan Simpsons, ka parashikuar deri më sot shumë ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në mbarë botën.

Ngjarja më e fundit ka të bëje me Shqipërinë ku duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë. Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dy krenare.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Ndiqni videon nga minuta 03:00:

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *