Pasi emri i saj doli si përfaqësuese ligjore e Kompanisë që ndërvepronte me inceneratorin e Tiranës Elvis-07, Merita Hajdari, gruaja që mbledh kanoçe për të mbijetuar, figuron pronare e 100% e aksioneve të kompanisë ELJADI shpk, që merret me përpunimin inerteve.
BW raporton se Kompania është themeluar në 2010 dhe ka si qendër Fushë-kuqen në Laç, në gusht të 2016 kjo kompani ka aplikuar në QKR për pezullimin e aktivitetit, ndërkohë që disa muaj më pas në janar të 2017, kompania e pezulluar i është shitur për 100 mijë lekë Merita Hajdarit. Merita e ka mohuar përfshirjen në këtë transaksion, por dokumentet në QKB përmbajnë gjeneralitetet e saj, numrin personal dhe kartën e identitetit.
Edhe pse emri i kompanisë ELJADI shpk nuk ka dalë ende e lidhur me skemën e inceneratorëve, por dyshimet për përfshirje në skema mashtrimi dhe evazioni fiskal janë të forta. Ende nuk dihet se si Merita, që mbledh kanoçe dhe që është e djegur nga duar, del aksionere dhe administratore e e disa kompanive. SPAK nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me këtë skandal./BW