Kryeministri Edi Rama së bashku me Elvis Naçin kanë dorëzuar çelësat e 150 shtëpive të rindërtuara nga tërmeti në Thumanë.
Shtëpitë janë rindërtuar me kontributin e fondacionit “Firdeus”. Rama shprehet se është kënaqësi që shtëpitë janë dorëzuar në ditën e shenjtë të Fitër Bajramit.
Në 26 nëntor 2019 shqiptarët u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Thumana ishte qyteti më i prekur nga ky tërmet ku shtëpitë e qindra banorëve u sheshuan.