Të shumtë janë tifozët të Feyenoord të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Romës në finalen e Conference League.
Duke festuar në zonën e Pedonales dhe situata e krijuar, holandezët nuk e kanë fshehur entuziazmin. Madje, një prej tifozëve e ka shprehur këtë edhe para kamerave. Gazetarja Glidona Daci është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live.
Një tifoz holandez i është afruar edhe i ka dhuruar asaj një puthje në faqe.
Më pas, i ka kërkuar asaj që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata mesa duket është pritur me humor, ndërkohë që pas gazetares, tifozi duket shumë i ekzaltuar. Edhe të tjerët nga mbrapa qeshin dhe duartrokasin.