Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vendosë sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi dje shkarkimin e saj për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara ne rrjetin social TikTok.
Për ILD, nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.
Për rastin në fjalë reagoi ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se këto janë shfaqe të pakomentueshme dhe se i ka kërkuar KLGJ që në 2019 verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Gjonaj kërkoi edhe hetim të thelluar të pasurisë së saj. Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.