VIDEO/ Tonelata të tëra me mbeturina dhe plastikë, aktivistët bëjnë një përpjekje të pastrojnë Liqenin e Komanit

Lumenjtë në të gjithë Shqipërinë janë kthyer në vend-depozitime për mbeturina të bashkive dhe komunave dhe pamja që të japin në shumë zona është tejet mjeruese.

Kohët e fundit, ka pasur jo pak iniciativa dhe projekte për të pastruar zona të caktuara, sidomos në grykderdhje të lumenjve aty ku dhe grumbullimi i mbeturinave është më masiv, por ky duket si një “mision i dështuar”.

May be an image of outdoors

Ndërkohë dje një nismë vullnetare është ndërmarrë për pastrimin e lumit të Shalës. Klubi “Alpin” nga disa sipërmarrës nga Prishtina kanë vendosur të pastrojnë liqenin e Komanit dje paradite ndërsa një tjetër grup është ndalur në pastrimin e Fierzës.

Kjo nismë do të vazhdojë edhe me pastrimin e liqenit të Kukësit në javët në vijim, pasi ditët e fundit është ndotur nga mbeturinat plastike.

Pamjet janë të trishta dhe është e turpshme gjendja ku është katandisur një zonë e cila synohet që të jetë një prej destinacioneve turistike të kësaj vere.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

May be an image of outdoors

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *