Sporting ka befasuar Tottenham e Contes në ndeshjen për xhiron e dytë të grupeve të Champions League, duke e mundur 2-0.
Spurs do përpiqeshin të bënin diferencën me disa elementë individual. Richarlison i dha avantazhin londinezën në minutën e 43-të, por gjithçka do anulohej për shkak të një Offside.
Edwards pati shansin për të shënuar në krahun tjetër, por nuk e bëri dot pasi e ndali Lloris.
Emirson Royal do provonte sapo filloi pjesa e dytë, gjithsesi, pa rezultat. Sporting do triumfonte në fund falë golave të Paulinho dhe Arthur.