Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tetovë mbrëmjen e sotme ku një spital është përfshirë nga flakët dhe sipas raporteve të deritanishme dyshohet të kenë mbetur të vdekur 26 persona.
Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë të gjithë godinën duke e rritur edhe më shumë mundësinë për jetë të humbura nga stafi mjekësor dhe pacientët. Dëgjohen qartë ulërimat e personave të mbetur në mëshirën e flakëve teksa kërkonin ndihmë.
Sipas mediave vendase gjithçka ka nisur nga një shpërthim dhe më pas vendi ku po trajtoheshin nga pandemia e koronavirusit ka nisur që të shkrumbohej nga flakët. Pas më shumë se një ore, zjarri u shua dhe të gjithë të mbijetuarit janë nisur me urgjencë për në Shkup, ku edhe do të marrin trajtimin e duhur mjedisor.
/Priza.al/