Pas një viti të errët ku pjesën më të madhe e kaloi në pankinë, Ernest Muçi është rikthyer në ditët e tij më të mira duke bërë liderin te Legia e Varshavës. Ish sulmuesi i Tiranës rezultoi vendimtar në sfidën kundër Piast Gliwice, ku realizoi golin e parë për Legia-n, goli që zhbllokoi sfidën duke bërë që ekipi i tij të marrte një trepikësh të artë pas fitores së pastër 2-0.
Tekniku gjerman, Kosta Runjaic, aktivizoi Muçin në një rol të ri, si një 9 fals, lëvizje kjo që rezultoi e gjetur. Për Muçin ky ishte goli i tij i dytë sezonal:
“Nga fillimi i këtij sezoni po mundohem të bëj më të mirën për skuadrën dhe dua të vazhdoj të luaj në këtë formë. Si u ndjeva në rolin e numrit 9? Shumë mirë, mund të luaj në çdo pozicion të sulmit. Unë luaj në mënyrë natyrale kudo më cakton trajneri”, u shpreh ndër të tjera Muçi.