Nuk ka qenë e thënë për tre çuna nga Shqipëria që të bëheshin edhe ata si gjithë të tjerët (me para, makina luksoze dhe të dilnin nga ish-Blloku për goca)…
“Guardia di Finanza” u ka bërë “gropën” pa pritur dhe pa pandehur, duke i kapur bashkë me automjetet luksoze dhe sasinë e kokainës që po transportonin.
Më pas “GF” ka publikuar edhe pamjet nga një operacion kundër të ashtuquajturit “trafik i vdekjes”, ku tre korrierëve shqiptarë të arrestuar iu kap gjithsej 11 kg kokainë të pastër.
Sipas medieve italiane, kokaina ishte e destinuar për tregun e Venecias. Vlera e drogës arrin në 1 milion euro.
Kokaina ishte e fshehur në bagazhet e dy makinave luksoze. Shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.
Tre të arrestuarit janë nga mosha 30 deri në 40 vjeç. Ata jetonin në Shqipëri dhe në Itali shkonin sa herë që u duhet të transportonin mallin, por ajo që ishte e çuditshme është fakti që të tre nuk kishin precedentë penalë të mëparshëm.
Makinat e tyre ishin me targa gjermane dhe po udhëtonin me shpejtësi të lartë kur u pikasën fillimisht nga karabinierët që duket bashkërenduan operacionin edhe më “GF”-në.
Ngjarja duket se ka gëzuar “pa masë” edhe guvernatorin e Venetos, Luca Zaia, i cili gjeti rastin dhe reagoi pas arrestimeve në rrjetet sociale.
“Sa herë goditet një ‘trafik i vdekjes’, ky është një moment kënaqësie të madhe për shkak se, ata që punojnë kundër komuniteteve tona, veçanërisht kundër të rinjve, duhen ndaluar”,- tha ai.
/Priza.al/