VIDEO/ Triumf mes panikut, Barcelona i shënon “poker” Cadiz dhe merr… kryesimin

Përballja u ndërpre në minutën e 83-të, teksa rifilloi në orën 21:05, për shkak se është dashur një ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar jetën e një tifozi që ka shfaqur probleme kardiake.

Ndërsa bëhet me dije se tifozi është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht është duke u trajtuar në spitalin më të afërt nga “Estadio Nuevo Mirandilla”. Mësohet se tifozi që ka shfaqur probleme është në moshë të madhe, ndërsa në stadium është shoqëruar nga e bija, e cila pasi ka parë të atin në gjendje të rëndë ka humbur ndjenjat, megjithatë tashmë të dy raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, ndërkohë që në fragmetin e dytë të lojës, katalanasit arritën të shënonin plot 4 herë. Fillimisht ishte De Jong, ai që hapi serinë e golave në minutën e 55-të, ndërkohë që Levandovski dyfishoi në minutën e 65-të. Në momentin kur ndeshja u ndërpre, rezultati ishte 0-2, ndërsa pas rifillimit skuadra e Ksavit shënoi edhe 2 herë të tjera me Ansu Fati dhe Dembele, në minutat 86 dhe 90+2’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *