Një drejtues i metrosë në Moskë është ballafaquar me një momente tejet të vështirë gjatë orarit të punës, ndërsa një burrë iu ‘hodh’ papritmas para trenit në stacionin “Parku Filiovsky” .
Për fat të mirë drejtuesi i mjetit u tregua i shpejt, ndaloi menjëherë dhe burri shpëtoi për mrekulli.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, e cila po bën xhiron e rrjetit, duket burri që hidhet para trenit. Falë shpejtësisë së ulët trenit dhe reflekseve të shpejta të shoferit, i cili shtypi frenën e urgjencës menjëherë pas ‘hedhjes’, burri nuk u plagos rëndë. Megjithatë, sipas Russia Today, nuk përjashtohet që burri të përballet me pasoja ligjore për veprën e tij.
Në një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i metrosë pas incidentit, dhe botuar nga agjencia RIA , “stafi i metrosë e ngriti burrin e rënë nga shinat menjëherë pas incidentit”.
Sipas RT, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur, dyshohet se i riu mund të jetë hedhur qëllimisht para trenit.
Truly miraculous: Train driver’s quick reflexes save man who jumped onto tracks in Moscow metro from certain death
READ MORE: https://t.co/KvT9c6sljJ pic.twitter.com/EPrH04CJXj
— RT (@RT_com) October 18, 2021
/Burimi: RT/ Përshtati: Priza.al/