Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, teksa një ish-futbollist ka kryer një vrasje në gjakftohtësi të plotë si dhe ka plagosur 4 persona. Bëhet fjalë për ish-futbollistin turk, Sezer Ozturk, i cili ka provuar të veshë fanellën e Bajer Leverkusen dhe Nyrenberg para se të kthehej në vendlindjen e tij për të luajtur me skuadra si Fenerbahçe e Beshiktash.
Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve të paverifikuara video, Ozturk ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar në një vend pranë distriktit verior të Stambollit, Şile. Mediat vendes sqarojnë se gjithçka ndodhi për përparësinë në rrugë. Sipas dëshmitarëve okularë, gjithçka ndodhi në pak minuta. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat
Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, është viktima që ndërroi nga plumbat , ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital. Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vetdorëzuar në polici. Ndërkohë në rrjet janë duke qarkulluar pamje nga ngjarja e rëndë:
Policia është në kërkim të Ozturkut, i cili ishte në arrati që nga incidenti. Üztürk lindi në Gjermani në 1985. Ai e filloi karrierën e tij të futbollit me akademinë e Bayer Leverkusen. Mesfushori sulmues iu bashkua Nürnberg në 2006 para se të transferohej në Manisaspor të Turqisë. Ai më pas nënshkroi për Eskişehirspor para se të bashkohej me Fenerbahçe në 2011 dhe përfundimisht në Beşiktaş në 2013.
DEHŞET ANLARI KAMERADA!
Sezer Öztürk’ün işlediği cinayetten ilk görüntüler ortaya çıktı… pic.twitter.com/HyNn3oMNig
— Sabah Spor (@sabahspor1) September 27, 2021
/Burimi: Panorama Sport/