Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një lagje të Athinës në Greqi. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një pallat 6 katësh në rrugën Avenue Syggrou.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një 78-vjeçar, i cili sipas informacioneve është transportuar në ambulancat e repartit kirurgjik dhe është dërguar menjëherë në sallën e operacionit. I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë. Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave! Shume objekte janë hedhur disa metra larg!
Sipas informacioneve paraprake të televizionit shtetëror ERT ka të paktën një person të plagosur, i cili është dërguar në Spitalin “Laiko”. Dëshmitë e banorëve flasin edhe për të lënduar të tjerë. Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, i cili u pasua nga një zjarr, i madh i përhapur me pas edhe në një pallat aty pranë.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Piroteknikë nga Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) janë aktualisht në zonë për të hetuar nëse ka pasur një mjet shpërthyes.
/Burimi: Protothema.gr/Përshtati: Priza.al/