Kryeministri i Haiti, Ariel Henry, i shpëtoi një atentati një ditë më parë, pikërisht në ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit. Ai bashkë me shoqëruesit po largoheshin nga një kishte ku dhe ishte zhvilluar ceremonia e pavarësisë, në momentin që u përballën me plumbat.
Një bandë e armatosur hapi zjarr dhe forcat e sigurisë së kryeministrit Henry, iu kundërpërgjigjën. Për pasojë një person ndërroi jetë, kurse dy të tjerë u plagosën. Vetë kryeministri nuk pësoi asnjë lëndim.
Ky është atentati i dytë i bujshëm që ndodh në Haiti brenda pak muajsh. Mbrëmjen e 7 korrikut u vra Presidenti i Haitit Jovenel Moïse në shtëpinë e tij në Port-au-Prince, Një grup prej të paktën 28 personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë e ish-ushtarë kolumbanë sulmuan ndërtesën ku jetonte Presidenti me familjen e tij dhe ekzekutuan kreun e shtetit.
Pas këtij atentati u vu nën hetim edhe kryeministri Henry që mbrëmë ra gjithashtu pre e një atentati.
Ky zinxhir sulmesh dyshohet se vjen pas një hetimi që kishte bërë vetë Presidenti i ndjerë në lidhje me grup trafikantësh. Ai kishte bërë gati listën me emra dhe dosjen me prova, por nuk arriti ta dorëzonte dot kurrë.
/Priza.al/