VIDEO/ Ups! Turistes serbe në Sarandë i ‘ngjit dora’…. kamerat e dyqanit e kapin ‘mat’ kur vjedh unazën

Jo të gjithë turistët që do të vijnë në Shqipëri këtë sezon do të jenë dashamirës dhe të kulturuar, edhe pse ata do të shpenzojnë jo pak në brigjet tona.

Në videon e mëposhtme shihet një turiste serbe, e cila vjedh një unazë nga vendi i mbajtjes në një dyqan souvenirësh, sapo shitësja ka kthyer shpinën.

Videoja që është kapur nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit, tregon qartë momentin kur turistja serbe, ka vjedhur unazën në një dyqan ditën e sotme në Sarandë.

Videon e vjedhjes së unazës nga turisja serbe e kanë bërë publike vetë pronarët e dyqanit, të cilët janë shprehur se këto raste ndodhin gjithmonë nga turistë 1 ditor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *