Pamje tmerri vijojnë të vijnë nga Turqia. Lëkundjet e tërmetit vijojnë ende, teksa mijëra persona mbeten nën rrënoja.
Mediat turke kanë publikuar pamjet, ku shfaqet një gazetar i cili po raportonte ‘live’ rreth situatës në Turqi kur vendi u trondit sërish nga 2 tërmete të njëpasnjëshme.
Pamjet tregojnë disa persona që vrapojë të frikësuar. Pak çaste më pas, vetë gazetari ndihmon disa persona të largohen nga disa rrënoja. Paniku dhe frika shoqërojnë të gjithë banorët e zonave të prekura, teksa lëkundjet vijojnë.