Katër persona kanë humbur jetën deri tani në Turqi, kjo vetëm ditën e sotme për shkak të përmbytjeve katastrofike që kanë ‘pushtuar’ vendin.
Janë evakuuar qindra banorë ndërsa disa prej tyre të plagosur janë transportuar në spital për të marrë shërbim mjekësor. Janë shembur disa ura të cilat kanë bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve, të cilët kanë ‘ngecur’ nëpër shtëpia.
Në një video mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.
Pamjet televizive tregojnë teksa uji merr me vete dhjetëra shtëpi dhe sendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë.
Turqia po përballet me një kaos të vërtetë. Në veri zjarret kanë shkrumbuar mijëra hektarë dhe duke lënë të vdekur tetë persona ndërsa në jug përmbytjet marrin para çdo gjë që gjejnë para.
/Priza.al/