Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë në fytyrë. Ai u afrua për të takuar mbështetësit, por befas një prej tyre i dha shuplakën e papritur presidentit.
“Poshtë Macron-ism” , dëgjohet të thotë ai pasi ka qëlluar presidentin. Nga video dallohet se autori i incidentit është një djalë me bluzë jeshile, maskë dhe syze.
Dy persona janë vënë në pranga deri më tani në Drome, rajoni juglindor të Francës. Të arrestuarit janë dy 28-vjeçarë, ai që qëlloi liderin francez dhe një tjetër që e shoqëronte.
#Macron se fait gifler en direct de #Tain pic.twitter.com/tsXdByo22U
— Alex ⚜️ (@AlexpLille) June 8, 2021
/Priza.al/