Video/ U arratisën nga portat e ‘ferrit’! Nuk do ta besoni se me çfarë arritën të hapnin tunelin të burgosurit në Izrael

Ditën e sotme janë arratisur gjashtë të burgosur palestinezë nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë rreth mënyrës se si ata u arratisën.

Gjashtë të burgosurit, hapën një tunel me lugë, ndërkohë që asnjë nga rojet nuk kishin dëgjuar apo parë lëvizjet e tyre. Një nga rojet në burgun Gilboa, i cili ishte në detyrë në kullën e vrojtimit me pamje nga hapja e tunelit, ishte në gjumë gjatë arratisjes së tyre. Autoritetet e burgut e kuptuan se ata kishin ikur rreth orës 3:30 të mëngjesit, thuhet në raport.

Gjashtë burrat kishin hyrë te banja e qelisë së tyre rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe ngritën një objekt që mbulonte një vrimë në dysheme.

Njëri pas tjetrit, ata u hodhën në vrimë dhe u zvarritën drejt fundit të tunelit ku edhe dolën jashtë, disa metra larg murit të burgut dhe drejtpërdrejtë nën një kullë vrojtimi.

Burgu do t’i nënshtrohet një inspektimi intensiv në ditët në vijim, për tunele të tjera që mund të jenë hapur nga të burgosurit e tjerë. Tuneli duket se ishte gërmuar nga poshtë tualetit në qeli, të cilin e kishin ndarë gjashtë burrat, katër prej të cilëve vuanin dënime të shumta të përjetshme, sipas raporteve të mediave lokale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *