Video/ U plagos nga kolegu i tij, ky është momenti kur polici i plagosur nxirret nga komisariati i Tiranës në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e policisë nr.3 në rrugën “Mine Peza”, ku pas një debati mes tyre, njëri prej efektivëve të policisë ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

I plagosur rëndë mbeti efektivi, Caush Saliasi i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në sallën e operacionit nuk ja ka dalë të mbijetojë. Ndërsa autori, efektivi Ludian Zaimi është brenda ambienteve të komisariatit ku ndodhi ngjarja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sallën e mbledhjeve. Burime pr median bëjnë me dije se, sherri brenda në komisariat mes dy kolegeve ka nisur per motive te dobëta ku më pas është përdorur arma e zjarrit.

Video e mëposhtme tregon edhe pamje nga vendngjarja, ku efektivi i plagosur po dërgohet me urgjencë në spital.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *