Këngëtari kolumbian Maluma, i cili performoi në një nga eventet inauguruese për Kupën e Botës, u revoltua së fundmi gjatë një interviste.
Gjatë një transmetimi në televizionin publik izraelit në Katar, Maluma u largua nga intervisra duke e quajtur korrespondentin ndërkombëtar të KAN News të Izraelit Moav Vardi “të pasjellshëm”.
Videoja virale tregon se këngëtari u pyet për yjet, duke përfshirë Shakira-n dhe Dua Lipa-n, të cilat refuzuan të përfshiheshin në Kupën e Botës për shkak të historisë së Katarit për të drejtat e njeriut.
“Po, por është diçka që nuk mund ta zgjidh. Unë thjesht erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin dhe festën e futbollit”, tha Maluma për transmetuesin publik Kan.
Vardi e pyeti nëse mund të kuptonte pse njerëzit mund të kenë një problem me përgjigjen e tij dhe nëse prania e yllit kolumbian po ndihmonte regjimin e Katarit për të zbardhur situatën.
“A duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?”– tha Maluma duke parë nga ekrani.
📽️👀 El cantante @maluma abandona una entrevista en una televisión israelí al ser preguntado por la "falta de derechos humanos en Qatar"
👉 "Estás siendo maleducado", dijo el cantantepic.twitter.com/Is67BjBY4h
— Carrusel Deportivo (@carrusel) November 19, 2022
Maluma u largua më pas i revoltuar nga intervista duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjes. Përveç performancës, artisti është paraqitur në kolonën zanore zyrtare të Kupës së Botës FIFA, Katar 2022, “Tukoh Taka”, në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj dhe këngëtaren Myriam Fares.