VIDEO/U shtirën si armike në “Për’puthen”, Jasmina dhe Ola jetojnë në një shtëpi

Prurja më e re e “Për’puthen” Gladiola Zeneleaj ngjalli shumë kërshëri, edhe pas përplasjes që ajo pati që në puntatën e parë me Jasminën. Por duket se mes tyre ka patur një lojë ‘djallëzore’, pasi pamjet që janë bërë virale dëshmojnë se ato nuk janë armike, përkundrazi! Gladiola zbuloi më herët se ato kanë qenë shoqe me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, Jasmina tha se kanë dy vite që nuk flasin.

“Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, tha Jasmina për Gladiolën.

Por duket se vajzat kanë një skenar të mirëmenduar, pasi në të vërtetë ato jetojnë bashkë. “Dritare.net” ka ndarë një video të dy vajzave, të cilat duket se jetojnë së bashku.

Dy vajzat janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë, për të marrë një porosi, në një interval kohor të shkurtër nga njëra-tjetra. Burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Ola dhe Jasmina jetojnë në të njëjtën banesë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *