Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të cilët po udhëtonin me 30 kg drogë në makinë. Sipas njoftimit, në operacion e koduar ‘Bishani’ u arrestuan në flagrancë Aldo Tushaj, Sokol Beqiraj dhe Alban Velo.
Njoftimi i policisë:
‘Tre personat që po transportonin kanabisin janë arrestuar; A.T., 34 vjeç, S.B. 29 vjeç dhe A.V. 34 vjeç, banues në Bishan, Vlorë. Pas informacioneve në rrugë operative policia u vendos në lëvizje duke bllokuar rrugët në fshatin Bishan duke ndaluar makinën. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford” në të cilin ata udhëtonin u gjet droga. Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
/Priza.al/