VIDEO/ Ulërima dhe panik në Tiranë. Pamje të reja nga momenti i vrasjes së Kudret Saliajt, nga ish-vjehrri  

Vrasja e bujshme e një dite më parë pranë gjykatës në Tiranë, që tronditi mbarë opinionin ku mbeti i vrarë babai i tre fëmijëve, Kudret Saliaj, ka nxjerrë në dritë të tjera detaje.

Një video e re po qarkullon në rrjet me pamje nga momenti i vrasjes që tronditi Tiranën, në momentin kur 53-vjeçari Mexhit Picari, ekzekutoi me disa plumba ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj.

Në një video të re të publikuar nga avokati Saimir Vishaj, shihet momenti kur sapo ka ndodhur ngjarja brenda lokalit.

Në video shihet viktima e shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak, ndërsa dëgjohet një grua që ulërin e tmerruar.

Ndërkohë, në video shihen edhe persona të tjerë, që ndodheshin në lokal, në momentin e vrasjes, të cilët janë në panik nga ngjarja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *