VIDEO/ ‘Unë një femër si puna jote në krahë…’ Shqipja dhe Mevlani përballen pas debateve virtuale

Tema pikante që ndezi debat në emision ‘E diell’ mes Mevlanit, Shqipes dhe Antonelës ishte ‘Nuk ka më burra si më parë’.

Fillimisht nisën ‘kunjat’ e para mes Shqipes dhe Mevlanit, e më në debat u përfshi edhe Antonela.

Kjo e fundit ‘akuzon’ Mevlanin se ka përdorur vëllain e tij, i cili u eliminua pak ditë më parë si më pak i preferuar nga vajzat në ‘Përputhen’, për ‘të mbajtur lidhjet’ me televizionin!

Pjesë nga debati:

Mevlani: As nuk e di çfarë është kultura dhe respekti, Me mënyrën si ti drejtohesh, me këtë lloj toni, unë të krahasoj me zero. Unë një femër si puna jote në krahë, kurrë në jetë, më mirë beqar!

Shqipja: Kujt mashkulli more Mevlan, do kishe dal që javën e dytë. Nuk të donte asnjë nga vajzat. Fjorela tha do dal me ty, por si shokë. Ndenjte 9 muaj brenda dhe s’bëre hajër imagjino jashtë!

Mevlani: Po flasim për jetën reale, se të ka ngel mendja te ‘Përputhen’. E kanë mendjen te fama dhe ‘Përputhen’.

Antonela: Kush është e sëmura me famën ne kemi çuar familjarë në ‘Përputhen’ që të na mbanin famën dhe të mos shkëputeshim nga TV apo ti? Se ti përdor vëllain me nejt në TV jo ne!

Mevlani: E lëmë këtë pjesë! Kisha diçka për Antonelën. Dikur ka postuar diçka për 7 të famshëm në botë dhe ka thënë drejtpërdrejtë për mua që kam përdorur familjen.

Antonela: Të dogji ty? Kam thënë të vërtetën, nuk gënjeva.

Mevlani: A ke sjell ti nanën tende në emision?

Antonela: Ti a e ke sjell nanën tate në TV, se timen e ka ftuar produksioni. Po, siç e ke sjellë edhe ti, dhe nuk kam çuar mamin konkurrente siç ke çuar ti vëllain.

Antonela: Burrat janë bo si femra të këqija, si ato që u zinin në lagje!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *